Bill Gates i bënë vetës dhuratë, blen superjahtin gjigand me çmim marramendës

Bill Gates, personi i dytë më i pasur në botë bleu superjahtin e së ardhmes që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, çka do të thotë se emetimet e tij janë thjesht ujë.

Sipas mediave ndërkombëtare, për mjetin e lundrimit “Aqua”, Gates ka paguar 645 milionë dollarë. Aqua u prezantua për herë të parë në Panairin e Jahteve në Monako, vitin e shkuar.

Jahti është 113 metra i gjatë dhe ka vend për 14 të ftuar, 31 pjesëtarë ekuipazhi, një palestër, studio për joga, sallon bukurie, vend për masazhe dhe një pishinë në pjesën e pasme.

Gjithsesi, mjeti i ri lundrues pritet të jetë i gatshëm vetëm në vitin 2024. 64-vjeçari Bill Gates i kalon gjithmonë pushimet në jaht, por kjo është hera e parë që ai blen një të tillë.

SHPËRNDAJE