BimBimma dhe Mc Kresha sjellin bashkëpunimin “Still Hustling”

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor.

“Still Hustling” mban titullin kjo këngë, teksa këtë herë ka bashkuar forcat me reperin e grupit “PINT”, Mc Kresha.

Projekti është lansuar në kuadër të albumit të tij të ri, për të cilin reperi tashmë ka punuar mjaft shumë dhe me emra të mëdhenj të muzikës.

Për ‘beatin’ është përkujdesur ‘StrikeBeats’, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka realizuar Faton Dolaku.

Ky projekt pason pas atij me Butën të titulluar “Pare”, i cili u mirëprit nga publiku dhe fansat e shumtë të dyshes.

I njëjti edhe këtë vit ka qenë mjaft aktiv dhe i angazhuar edhe në koncerte të ndryshme muzikore.

SHPËRNDAJE