Bitcoin shënon rekord në platformat tregtare

Të martën shkalla e shkëmbimit të bitcoinit ka kaluar dhjetë mijë dollarëshin, por më vonë u zvogëlua.

Bitcoin, një nga kriptomonedhat më të njohura të bazuara në teknologjinë blockchain, shënoi një vlerë të re rekord, duke u tregtuar në mbi 10,000 dollarë.

Në platformat e ndryshme tregtare, të tilla si Bitfinex dhe OKCoin, Bitcoin arriti nga 10,000 dollarë në mbi 10,900 dollarë.

Bitcoin është një nga kriptomonedhat më të njohura; ajo nuk ka formë materiale dhe nuk lejon që përdoruesit të bëjnë pagesa për mallra dhe shërbime online. Ajo u prezantua në vitin 2009 si një alternativë e pavarur ndaj monedhave të mbështetura nga qeveria.

Një numër vendesh të botës kanë hapur tashmë tregjet e tyre për kriptomonedhat. Arbresh.info

SHPËRNDAJE