Biznesmenët shqiptarë duan t’i dhurojnë Bleonës këtë gjë, por shihni se çfarë u thotë ajo

E ftuar në Xing me Ermalin, Bleona na ka zbuluar mjaft për planet e saj të ardhshme . Ndër të tjera ajo ka treguar se dëshiron të kthehet në Shqipëri e madje të punojë dhe për një projekt muzikor në shqip.

Ndërkohë Ermali i sugjeroi Bleonës ta mendojë rikthimin sepse njeh biznesmenë që e adhurojnë atë si këngëtare dhe do kishin shumë dëshirë t’i dhuronin një vilë. “Unë njoh shumë biznesmenë që të çmojnë dhe do ishin shumë të lumtur të të dhuronin një vilë, kështu që pse nuk vjen”, i tha Ermali Bleonës.

“Faleminderit. Dhuratat nuk i kthen as mbreti. Por ajo që më sjell në Shqipëri është realisht dashuria e njerëzve, e publikut tim dhe fansave të mi sepse unë pa atë nuk jetoj dot”, u shpreh Bleona./BP/

SHPËRNDAJE