Biznesmeni i del përpara plumbit

Kur është fjala për të treguar besimin tek produktet që prodhojnë pak biznesmenë mund të krahasohen me ukrainasin Vyacheslav Nalyvaiko, drejtuesin e kompanisë së pajisjeve ushtarake “Ukrainian Armor”.

Ai tregoi vlerat e veshjes anti-plumb të kompanisë së tij duke marrë një goditje nga një kallashnikov dhe duke e pritur atë me një buzëqeshje.

Në videon e publikuar Nalyvaiko qëndron në një fushë të mbuluar me dëborë dhe lejoi një person tjetër që ta qëllonte me nga një distancë prej 33 metrash.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Misioni ynë është të krijojmë pajisje cilësore, të qëndrueshme, të sigurta dhe të besueshme për çdo klient”, mburret ai në uebsajtin e kompanisë.

Shikoni videon:

SHPËRNDAJE