Blejnë kutitë me detergjent, por nuk u besuan syve kur panë çka realisht kishte brenda tyre

Dilerët e drogës praktikojnë metoda të ndryshme për shpërndarjen e barit.

Konsumatorët në Brazil kanë zbuluar kokainë kur hapën kutitë e detergjenteve të rrobave që blenë në një supermarket në Sao Paulo.

Të paktën 80 kg drogë u gjetën në dyqanin në lagjen Ermelino Matarazzo. Policia raportoi se kjo ishte një mënyrë për pastrimin e rrugëve kriminale.

Hetuesit besojnë se dyqani, ku u blenë detergjentet të hënën, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Në një teori, policia thotë se, se kutitë me drogë janë vendosur gabimisht në rafte.

Një klient u përpoq ta kthejë kutinë me detergjentin në dyqan, ndërsa një tjetër e dorëzoi në stacionin lokal të policisë, raportojnë mediat.

Policia ushtarake e San Paolo tha se disa njerëz po shkarkonin më shumë nga i njëjti produkt kur oficerët mbërritën ën dyqan, duke shtuar se u përpoqën të arratiseshin.

Të paktën 4 persona janë arrestuar, përfshirë tre punonjës të dyqanit.

SHPËRNDAJE