Blerim Latifi ‘shpall fitoren’ ndaj myslimanëve të devotshëm në Kosovë: Perëndimi, Perëndimi, Perëndimi

Filozofi kosovar dhe ish kandidati i PDK-së për deputet, Blerim Latifi, së fundi ka bërë një status në profilin e tij në Facebook.

Z.Latifi ka lavdëruar atë që ai e quan “Perëndim” për aftësinë që të shpëtojë refugjatët nga, nga qeveritë e korruptuara dhe tash edhe nga epidemitë e frikshme.

Ky status duket se mban referencë të qartë me hoxhallarë të ndryshëm kosovarë dhe me myslimanë të devotshëm të cilët me raste kanë mbështetur liderë e popuj të ndryshëm si Turqia, Irani, Siria, dhe nga ajo që njihet si “Lindje”.

Latifi thotë se kjo dëshmon jo vetëm për superioritetin teknologjik të civilizimit perëndimor mbi civilizimet e tjera, por edhe superioritetin e tij moral mbi to.

Në fakt, një pikëvështrim i tillë dominance që përfshin termet si superioritet e inferioritet është konsideruar nga shumë filozofë të tjerë si racist – por duket që Latifi nuk është në dijeni për këtë gjë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kur shpërthen një luftë diku, refugjatët e njohin vetëm një rrugë shpëtimi nga: atë të Perëndimit! Kur njerëzve në botë ua bëjnë jetën ferr qeveritë e tyre të korruptuara, ata e shohin vetëm një dritë në fund të tunelit: Perëndimin!

Kur shpërthen ndonjë epidemi e frikshme, si kjo e coronavirusit, të gjithë sytë i hedhin nga laboratorët shkencorë të Perëndimit. Kjo, dhe shumë e shumë argumente të tjera, na e dëshmojnë jo vetëm superioritetin teknologjik të civilizimit perëndimor mbi civilizimet tjera, por edhe superioritetin e tij moral mbi to.

SHPËRNDAJE