Blogerja shqiptare: A mund të bësh seks me një shok ose shoqe?

Shkruan: Zhaklin Lekatari

A mund të bësh seks me një shok ose shoqe? Friends ëith benefits ose sex buddies, i kemi dëgjuar, kemi lexuar, kemi parë filma, këmi pasur vetë dhe ndoshta edhe kemi.

Si fillim a janë këto dy togfjalësha sinonim?!

Për këtë ka ide të ndryshmë. Disa thonë se shokët me përfitime dhe miqtë e seksit janë e njejta gjë, të tjerë mendojnë ndryshe. Por, mua vetë më pëlqen të bëj një dallim mes tyre. Friends ëith benefits sipas kuptimit që unë zgjedh të pranoj, janë dy shokë të mirë që kanë zgjedhur që miqësinë e tyre ta shprehin edhe në fushën fizike e seksuale. Ndërkohë që shokët e seksit janë kryesisht shokë për shkak se bëjnë seks bashkë. Domethënë që nëse 2 shokë me përfitime nuk e kanë parësore seksin, pasi takimet e tyre nuk është e thënë të përfshijnë seks, por ata rrallë/ndonjëherë/vazhdimisht/shpesh bëjnë seks, shokët e seksit e kanë arsyen kryesore të ekzistencës të lidhjes së tyre. A ju ka ndodhur ndonjëherë që të shkoni më ndonjërën me të cilën nuk keni asgjë të përbashkët dhe as nuk pëlqeni të shpenzoni kohë jashtë shtratit bashkë, por që të dyni e adhuroni ta bëni? Këta janë shokë seksi!

Megjithatë sot dua të ndalem veç tek shokët me përfitime.

Së pari më ka ngelur në mëndje ajo që më tha një shoqja ime kur po flisnim për këtë temë. Po e pyesja rreth eksperiencave të shokëve me përfitime që ajo kishte pasur, por ndërkohë që prisja përgjigje, ajo më pyeti se ç’janë shokët më përfitime! Nisa të shpjegoj i pasigurtë nëse e kishte seriozisht, kur më ndërpreu dukë më thënë: “Në vitin 2018, në kohën kur shoqëria e pastër dhe pa të futura është bërë kaq e vështirë, të pasurit e një miku a nuk është mjaftueshëm përfitim? Apo vetëm kur e bën më shokun ose shoqen quhet përfitim?” Kjo më bëri të thellohem, dhe sot bësoj se ka të drejtë. Seksi është një pjesë normale e jetës, ashtu si edhe çdo fushë tjetër ku me shokë të ndryshëm, kemi aktivitete të ndryshme. Më disa ndajmë pëlqimin për muzikën dhe festat, më disa të tjerë shohim futboll dhe pijmë birra, kurse me të tjerë diskutojmë për filozofinë. Për askënd prej të parëve nuk i vemë një shtojcë emrit “shokë”, por nëse me dikë përveç të tjerave bëjmë edhe seks i themi “shokë me përfitime”. Më pak fjalë, të gjithë marrëdhënien tonë shoqërore e përcaktojmë veç prej një detaji.

Unë përsonalisht seksin e konsideroj si diçka më tepër se fizike. Seksi bëhet me njerëz me të cilët ti ndan një lloj lidhje (nuk po flas për lidhje romantike), afrimitet, besim, njerëz me të cilët ndihesh mirë dhe rehat. Për mua aktiviteti i krahasueshëm dhe më i përafrueshëm me seksin është të ndarit e një cigareje. Ti nuk e ndan cigaren me një të panjohur në rrugë, atë tymos me dikë më të cilin ndjen një vibe pozitiv. “Ju hahet muhabeti” themi në përditshmëri dhe sigurisht që kur ndan një cigare ti nuk thjesht tymos, por edhe bisedon e krijon afrimitet. Pra, ashtu si seksi, të tymosurit e një cigareje është një ritual.

Tani dalim tek pjesa më e vështirë. Të mirat dhe të këqijat e seksit me një shok ose shoqe.

Të mirat janë shumë por mes tyre mund të numëroj:

arsyet shëndetësore – duke e njohur mirë personin më të cilin po shkon, probabilitëti është shumë i lartë që të kesh goxha dijeni rreth gjëndjes së tij shëndetësore. Të dish sa i “pastër” është. Kurse për djalin/vajzën që takove i/e dehur dhe nuk e pe më kurrë pas asaj nate, sa siguri mund të kësh?

Qetësia dhe relaksi – duke qënë se njiheni prej kohësh dhe keni kaluar mjaft gjëra bashkë presioni i përformancës është shumë i vogël. Më pak fjalë “nuk ke turp”!

Di më shumë fizikisht për të – dukë qenë se keni kohë që jeni shokë atëherë më siguri që tema e seksit është hapur më parë dhe ai ose ajo të ka treguar për pëlqimet dhe mospëlqimet e ndryshme. Ndërkohë që me dikë tjetër do harxhoje kohë me zbulimin, në këtë rast kaloni drejtë e në zbatim dhe bëni qejf.

Besueshmëria – sidomos në realitetin shqiptar, është shumë e rëndësishme që personi më të cilin shkon, mos të verë tellallin. Cfarë bëni ju të dy, ngelet vetëm mes ju të dyve. Dhe dy shokë të mirë “Never kiss and tell”!

Atmosfera – hej, jeni shokë së pari! Periodat, nga raundi në raund, keni me mijëra gjera me se t’i mbushni. Si përshembull mund të vazhdoni atë bisëdën mbi Sokratin që po bënit në kafe.

Mungesa e qejfit – njëri nuk është në humor për përleshjë sot! Nuk ka problem! Përveç seksit ju keni edhe plot gjëra të tjera që i bëni bashkë.

Eksperimentimi – ai stili që ke dashur të provosh, por të ka ardhur zorr ta kërkosh. Thuaja shokut!

Clirimi i ndërsjelltë i tensionit seksual – jo “blue balls” për djalin dhe jo afsh për vajzën, që mund të të fusë në shtratin e ndonjërit/ndonjërës që do qash me lot mbrapa. Në këtë mënyrë je i qetë dhe i llogjikshëm në përzgjedhjen e partnerit të ardhshëm.

Humori – është gallatë!

Dhe jam i sigurtë së çdokush mund të shtojë edhe kush e di sa pika të tjera në këtë listë, por një monedhë ka gjithmonë dy anë.

E para do ishtë mungesa e sinqeritetit – kur njeri nga të dy ju kërkon më shumë së miqësia dhe shpreson se permes seksit do arrijë që të bëjë diçka të lindë. Ky është rast që ndodh, por pothuajsë kurrë nuk përfundon mirë. Është mashtrim dhe shoku kurrë nuk mashtrohet. Lindja e ndjenjave – nuk e di nëse duhet venë tek lista e anëve negative por unë besoj se është e pamundur që të të lindin ndjenja dashurorë për shokun ose shoqen dukë bërë seks. Ndjenjat vetëm nëse kanë ekzistuar të fshehura dhe seksi është bërë shkak për daljen e tyre në sipërfaqe.

Nëse tjetri krijon një lidhje – rrezikon të mbetesh i vetmuar. Dhe në rastin më të keq, kur i dashuri ose e dashura e re e shokut e marrin vesh se ju dikur e bënit. A do e bëson ai/ajo se nuk e bëni ende?

Kur ke të bësh më njërëz që nuk e marrin seksin me aq sportivitet. – jo të gjithë kanë të njejtin botëkuptim për seksin. Duhet të kuptojmë së ndërkohë që ti di të bësh seks edhe jo i përfshirë romantikisht, ka njërëz që e kanë të pamundur këtë. Për ata seksi është sinonim i dashurisë dhe mund të lëndohën shumë nga një marrëdhënie e tillë. Jo gjithçka është për këdo, në jetë.

Ndjenja e fajit ose turpit – është kollaj të zhvishesh kur je gjysëm i dehur dhe i eksituar. Por pasi mbaroni mund të pushtoheni nga ndjenja faji dhe turpi lidhur me atë që ndodhi. Kjo shpesh vjen si pasojë e overthinking. Kujtoni! A keni ndjenjë turpi kur tymosni një cigare bashkë? Është e njejta gjë. Qëtësohuni, qeshni dhe vendosni për vazhdimin bazuar në eksperiencën tuaj. Mund të keni dëshirë ta vazhdoni këtë lojë por mund edhe të doni ta lini më aq. Shtirja sikur nuk ka ndodhur – ka ndodhur! Të shtiresh sikur nuk ka ndodhur vetëm përkeqëson situatën dhe dëmton në themel shoqërinë tuaj. Ndoshta ngjan e çuditshmë të ulësh sërish për birra dhe muhabetet e zakonshme pasi i ke parë fytyrën e orgazmës atij/asaj. Po ti e ke parë dhe tapë! Dhe asgjë nuk ndryshoi, apo jo?

Gjithsesi, duhet patur parasysh që këto që thamë më sipër janë bërë shkak edhe për prishje totale të shoqërisë midis dy njerëzve. Nuk është e thënë se do ju ndodhë edhe ju, pasi në anën tjetër ka raste kur shokë që kanë bërë seks bashkë e kanë ruajtur shoqërinë e tyre për shumë vite, edhe pasi pjesa e seksit është mbyllur. Celësi është komunikimi! Flisni dhe nuk ka pengesë të pakalueshme.

Si përfundim, i kthehemi dhe njëherë pyetjes së parë. A mund të bësh seks me një shok ose shoqe? Askush nuk ia jep dot përgjigjen përfundimtare kësaj pyetje, dhe aq më pak unë. Personalisht besoj se është e mundur. Por marrëdhënia që ke më një përson është tërësisht personalë. Ju e dini si jeni, si ndiheni dhe cfarë bëni bashkë. Rrjedhimisht nëse mund t’i shtoni kësaj marrëdhënies tuaj shoqërore edhe seksin, mund ta gjykoni vetëm ju.

SHPËRNDAJE