Borrell shprehet i lumtur për heqjen e taksës, thotë se ky është vendim shumë i rëndësishëm

(FILES) In this file photo taken on January 15, 2007 European Parliament President Josep Borrell gives a farewell speech at the European Parliament in Strasbourg. Josep Borrell, former president of the European Parliament and very active against Catalan separatism, will be the new Spanish socialist government's foreign minister, a party source told AFP. / AFP PHOTO / Frederick FLORIN

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehet i lumtur që qeveria në detyrë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, sonte e hoqi tarifën 100% të mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnia dhe Hercegovina.

Veprimin e qeverisë, Borrell e vlerësoi si një vendim shumë të rëndësishëm.

“Ndihem i lumtur kur shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifës nga qeveria e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnia dhe Hercegovina. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës Covid-19”, shkroi Borrell.

Kujtojmë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur në konferencë për medie se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet tërësisht dhe do të zëvendësohet me reciprocitet.

Vendimi do të hyjë në fuqi sot para mesnatës dhe do të mbetet deri më 15 qershor kur do të bëhet një vlerësim se si ka ecur vendimi sa i përket implementimit, thotë Kurti.

“Këtë vendim që po e marrim sonte detyrohen ta zbatojnë Policinë Kufitare, Dogana e Kosovës, Agjencia e Veterinarisë dhe institucionet e tjera. Në këtë mënyrë ne po e sjellim vendimin që hyn në fuqi menjëherë me rastin e nënshkrimit, ndërkohë që mbledhja do të zgjasë deri në orën 22:00”.

“Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor dhe do të bëjmë një vlerësim të gjithëmbarshëm për të parë se si ka ecur zbatimi dhe implementimi. Nuk do të mjaftohemi vetëm me këtë, por pika 3 e këtij vendim-propozimi thotë se do të rishikohen zbatimet së paku njëherë në muaj duke i mbledhur të dhënat nga zyrtarët tonë doganorë”.

Më herët taksa ishte hequr vetëm për produkte të lëndës së parë që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Po e fillojmë zbatimin si zëvendësim për tarifën dhe ne me këtë rast i referohemi vetëm Serbisë dhe jo Bosnje e Hercegovinës.  Nuk duam që këto dy shtete t’i trajtojmë njësoj  dhe e dimë që edhe Bosnja vuan nga Serbia. Neve na lufton prej së jashti, atë e lufton së brendshmi. Në këtë kuptim jemi të bindur se veprimi ynë si gjest i vullnetit të mirë që të hasë në mirëkuptim në popullin atje, por edhe institucionet ta pasojnë këtë me heqje të vizave. Ne s’e njohim dhe ata s’na njohin, por ne nuk e duam mosekzistencën e Bosnjës. Prishtina dhe Sarajeva të mos i kenë këto pengesa për qarkullim”

Kurti tha se masa e reciprocitetit është në vijë me marrëveshjen e CEFTA’s dhe praktikat tregtare europiane.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE