Breshri me përmasa të pazakonta vret delet e tmerron banorët (Video)

Një breshër me madhësinë e topit të golfit ra në fillim të këtij muaji në Spanjë, duke shkatërruar bagëtinë e të mbjellat e banorëve të zonës.

Në një video të publikuar në internet shihet breshri dukë rënë furishëm nga qielli, në rajonin verior të vendit.

Aq i fuqishëm dhe me përmasa të mëdha kanë qenë topat e breshrit saqë pamjet tregojnë dele të shtrira përtokë, të ngordhura.

Sipas “The Sun”, mbetet ende e paqartë nëse ka pasur të lënduar në njerëz nga kjo stuhi vere pasi nuk janë bërë raportime të tjera përveç atyre materiale.

SHPËRNDAJE