Britania merr këtë vendim për krizën në Siri

Qeveria britanike ka rënë dakord “për nevojën për të ndërmarrë veprime” në Siri për të penguar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike.

Mediat britanike raportojnë se gjatë një takimi të kabinetit qeverisës, ministrat kanë rënë dakord se ishte “shumë e mundshme” që regjimi i Assad të ishte përgjegjës për sulmin kimik, duke rënë dakord se përdorimi i armëve kimike nuk duhet të kalojë i pandëshkuar.

Burime për BBC thonë se Theresa May është e përgatitur të ndërmarrë masa kundër regjimit të Asadit pa kërkuar më parë pëlqimin parlamentar.(Kliko mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Më herët sot, Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ka prova që qeveria siriane sulmoi qytetin Douma me armë kimike fundjavën e shkuar. Më herët, lideri francez tha se çdo sulm i mundshëm në formë reprezalje, do të shënjëstrojë impiantet kimike të qeverisë siriane.

Ai nuk e zbuloi burimin e provave, por theksoi se qeveria franceze e di që u përdorën armë kimike mes të cilave klorin me siguri, nga regjimi i Bashar al Assad. I pyetur nëse Franca do t’i bashkohet sulmeve kundër Sirisë, Macron tha se vendimi do të merret në kohën e duhur, kur të jetë sa më i dobishëm dhe efektiv, përcjell TCh.

“Franca nuk do të lejojë asnjë përshkallëzim që mund të dëmtojë stabilitetin në rajon. Por regjimet që mendojnë se mund të bëjnë gjithçka që duan, përfshirë aktet më të rënda që shkelin ligjin ndërkombëtar, nuk duhen lejuar të veprojnë”, deklaroi Macron.

SHPËRNDAJE