Brnabiq – Thaçit: Mjaft fole për Preshevën, durimi jonë ka fund

Kryeminstrja serbe, Ana Brnabiq ‘ka urdhëruar’ përfaqësuesit e Kosovës që të ndalojnë së foluri për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, shkruan B92.

Ajo ka thënë se ‘më mirë është të flitet se si mund të përmirësohen raportet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se si të arrihet një kompromis’.

Brnabiq, në këtë mënyrë, siç shkruajnë mediat serbe, i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi i cili ka thënë se ‘ka pranuar mbështetjen e presidentit francez Emmanuel Macron lidhur me mundësinë e korrigjimit të kufijve”, gjë e cila nënkupton bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si tërësi me Kosovën./Periskopi

SHPËRNDAJE