Brovina e zbulon se kush është personi që ia dha fotografinë e rreme

Deptutetja e PDK’së, Flora Brovina, ka thënë se fotografinë që e ka publikuar dje në Kuvendin e Kosovës, ia ka dhënë një kolege e saja në vitin 2003, konkretisht ish-deputetja e LDK’së Mevlyde Saraqi, që në atë kohë ka mbajtur postin e nënkryetares së Komisionit për Persona të Zhdukur.

Ndërkohë Brovina për rastin e fotografisë e përmend edhe një tjetër person që është i involvuar e që nuk ia mbanë mend emrin. Thotë që ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut.

Ajo thotë që nuk beson që një fotografi mund të kishte qenë e falsifikuar.

“Kurr skam mëndu që dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta, prandaj dhe me guxim e kam përdorur, dhe me të drejtë, sepse shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pasur pozita të ngjajshme mos të themi identike. Nuk kam besu që ky dokument mund të jetë diçka që nuk mund të jetë i sakt”, ka thënë ajo.

“Saktsinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit. Për të gjitha rastet.” Thotë Brovina.

Ajo ka shpjeguar se fotografinë në vitin 2003 në zarf ia ka dhënë Mevlyde Saraqi, atë kohë nënkryetare e Komisionit për të Zhdukurit.

“ këtë dokument ma ka dhënë në vitin 2003, nënkryetarja e Komisionit për persona të Zhdukur. Në vitin 2003. Këtë dokument e ruaj në mesin e shumë dokumenteve të tjera. Tani mas kaq kohe të quhet dokument i falsifikuar më vjen shumë keq, por qëndroj edhe për fajësinë time, që nuk e kam verifikuar deri në momentin e fundit. E kam prej vitit 2003. Kam pas informatën e sakt prej këtyre dy personave më të cilët e kemi ndarë të vërtetën. Ngjarja ka ndodhur diku në Dukagjin.. për tjetër rast është në Vushtri. Personi në fjalë ka qenë aktivist i këshillit për të drejtat e njeriut, nënkryetarja Mevlyde Saraqi, kolege e imja, me të cilën kemi bërë shumë punë të mëdha”. Këtë rast ajo ma ka pru me zarf, dhe mka thanë që kjo gru është 35 vjecare dhe e di rastin. Ndërsa personin tjetër e kam pyet, se a mund ta përdori, ai më ka thënë po, se e kam verifikimin”, ka thënë ndër të tjera./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE