Bujqësia, ndër punët më pak të paguara në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin për nivelin e pagave për vitet 2012-2019. Sipas këtij raporti, paga mesatare bruto në Kosovë gjatë vitit 2019 ishte 602 euro. Kjo agjenci ka dhënë detaje edhe për punët që paguhen më së shumti në vend.

Bazuar në këtë raport, paga më e lartë është për ata që merren me furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar. Për këtë punë, paga mesatare bruto është 923 euro

Tashmë edhe zyrtarisht statistikat tregojnë se nga bujqësia nuk ka fitim siç mendohet në Kosovë. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara këtë muaj bëjnë të ditur se paga mesatare në këtë sektor është vetëm 346 euro neto.

SHPËRNDAJE