Bulliqaj sulmon fortë udheheqjen e LDK-së, ja si i quan

Pas publikimit të emrave të disa kandidatëve për kryetar komunash nga Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet likale të 22 tetorit, e siç është njoftuar më herët gjatë ditës së enjte, këto nominime janë bërë nga kryesia qendrore e kësaj partie dhe vet udhëheqësi i saj Isa Mustafa, kanë filluar edhe reagimet kundër këtij vendimi nga vet anëtarët dhe zyrtarët e lartë të kësaj partie.

E pikërisht për këtë formë nominimi ka reaguar anëtari i LDK-së dhe ish deputeti Shpejtim Bulliqi i cili ka thënë ndër të tjera se në strukturat udhëheqëse qendrore të LDK-se është instaluar një vendimmarrje centraliste e tipit komunisti, transmeton  Veriu.info.

“Me këto veprime të tyre përveç që po ju mbyllin derën kuadrove të reja, të respektuar të cilët do ta rikthenin besimin e elektoratit të LDK-së, besim të cilin ja humben pikërisht këta individ sot këta fatkeqësisht e paskan bëre edhe njëherë me dije elektoratin, se ata mendojnë vetëm për vetveten dhe kolltukun e tyre”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar miq,
Përmes mediave u mësua sot se kryesia/klani që e ka kapur LDK-në i paska nominuar kandidatët për kryetar në disa komuna. Për ta thënë troç, kryesia/klani humbës sistematik i katër parë zgjedhjeve e paskan nominuar vetveten si kandidatë për kryetarë komunash, gjë që mendoj që përveç shkeljeve statutare në vend që propozimet të merren nga baza ku do te votohet ata ketë punë e paskan bërë vet.
Këto propozime sot për herë të parë në historikun e LDK-se i paska bërë niveli qendror duke mospërfillur se paku propozimet e strukturave në nivel degësh siç na ishte rendi dhe praktika.
Kjo për fat të keq është edhe një dëshmi me tepër se në strukturat udhëheqëse qendrore të LDK-se është instalua një vendimmarrje centraliste e tipit komunisti.
Ne vend që këto struktura të japin llogari për humbjet e njëpasnjëshme që ja shkaktuan LDK-së për këto vite, disa prej tyre e paskan nominuar vetveten kjo edhe për faktin që disa nga ta tanimë janë harxhuar/konsumuar aq shumë, dhe nuk besoj se kanë çka ti japin më qytetarëve dhe komunave ku do të rikandidojnë.
Me këto veprime të tyre përveç që po ju mbyllin derën kuadrove të reja, të respektuar të cilët do ta rikthenin besimin e elektoratit të LDK-së, besim të cilin ja humben pikërisht këta individ sot këta fatkeqësisht e paskan bëre edhe njëherë me dije elektoratin, se ata mendojnë vetëm për vetveten dhe kolltukun e tyre.
SH.B.

SHPËRNDAJE