Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur në takim nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë dhe njëherësh kryetarin e Qendrës së VV-së, Besim Muzaqi, ku kanë shkëmbyer ide dhe eksperienca për të rritur performancën në dobi të qytetarëve.
Ndryshe, Besim Muzaqi është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetvendosje, raporton Veriu.info
Postimi i Shpejtim Bulliqit:
Kisha kënaqësinë të pres në zyrën time nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë, z. Besim Muzaqi dhe drejtorët e drejtorive që udhëhiqen nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në Vushtrri. Ata më uruan për detyrën e re dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe të na ndihmojnë me përvojën e tyre.
Gjatë takimit shkëmbyem ide dhe eksperienca për të rritur performancën në dobi të qytetarëve. Unë prezantova para tyre punët që janë duke u realizuar në komunën tonë dhe biseduam për mundësinë e bashkëpunimit mes dy komunave tona. U zotuam që do të thellojmë bashkëpunimin në interes të qytetarëve.
Mysafirët nga Komuna e Vushtrrisë i pritëm bashkë me drejtorin e Inspeksionit, Ajet Potera, dhe zëdhënësin e komunës, Fatri Zhitia.