Bunjaki flet pas humbjes së shtatë

Albert Bunjaki është deklaruar pas humbjes që Kosova e pësoi ndaj Finlandës.

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, tha se kjo është një humbje që padyshim dhemb, por u shpreh optimist për dy ndeshjet e radhës, raporton Gazeta Blic

“Kemi dashur patjetër fitoren, shkuam për fitore, por mendoj se rezultati baras do të ishte më i drejtë”, deklaroi Bunjaki për Super Sport Kosova.

“Humbje që dhemb, rrezikuam për fitore, nuk e mendonim barazimin, kemi dashur patjetër t’i dhurojmë një fitore opinionit”, theksoi Bunjaki.

“Rezultati baras do të ishte real, ne shkuam me 3-4-1-2, me dy sulmues, por patëm vështirësi në balancim dhe në aspektin fizik të lojës”, shtoi ai.

“Jam i sigurt se fitorja do të vijë shumë shpejt, do të na vijë radha edhe ne”, përfundoi Bunjaki.

SHPËRNDAJE