“Burri im nuk ka ide se vajza e vogël nuk është e tij, por e…”

Një grua 37 vjeçare ka treguar për The Sun se është e martuar me një 51 vjeçar me të cilin ka 2 fëmijë, por vajza e vogël që ai mendon se është e tij, është e të dashurit të gruas.

Ajo thotë se i dashuri do që të jetë me të dhe fëmijët e saj, por ajo ka frikë që të ndahet nga burri.

Ja çfarë tregon ajo:

Burri im nuk ka ide se vajza ‘jonë’ katërvjeçare është vajza e të dashurit tim.

Unë jam 37, ndërsa burri im është 51 vjet. Ai vazhdimisht më gënjen se ku është dhe më ka lënë në disa raste.

Ai gjithmonë gjen para për të shkuar në klube, por jo edhe për mua dhe fëmijët.

Dy fëmijët e mëdhenj janë të tij, një vajzë 11 vjet dhe djali 9.

Ai kurrë nuk ka pasur kohë për fëmijët dhe duket se nuk ka shqetësim për ta.

Ne nuk kemi pasur seks më shumë se 1 vjet dhe atij nuk i intereson se ku jam unë apo çfarë po bëj.

Unë e kam njohur të dashurin tim para 5 vitesh, kur u ktheva në punë me gjysmë orari, në një sallon makinash, kur djali filloi shkollën.

Unë punoja në recepsion, ndërsa ai tek shitjet, ku është ende. Ai është 39 vjet dhe i divorcuar.

Një mëngjes ai më dha një përqafim dhe unë isha e mërzitur për diçka që më kishte thënë burri im.

Kjo dërgoi tek një puthje dhe më pas tek një aferë e plotë. Ne përpiqeshim që të jemi diskretë në punë dhe një natë shkova në banesën e të dashurit, kur burri im ishte në klub.

Kjo kohë e jona mjaftoi që unë të ngelja shtatzënë me fëmijën tonë më të vogël.

Unë mund ta shoh fytyrën e të dashurit tim në fytyrën e saj, por i dashuri nuk më ka pyetur asnjëherë asgjë dhe unë nuk i kam thënë.

Nganjëherë unë dhe i dashuri dalim me fëmijët. Ai është lidhur shumë me ta dhe ne kënaqemi bashkë. Unë dua që ta lë burrin tim për të.

Ai thotë se do që të jetë me mua, por unë ndihem e pasigurt që ta lë burrin tim.

A duhet të filloj një jetë të re me të dashurin tim?

Apo duhet që të sakrifikoj për fëmijët dhe të qëndroj me burrin tim, e të dashurin ta mbaj për seks pasionant?

Përgjigja e psikologes:

Nuk më duket se ke shumë siguri me burrin tënd. Ai të ka lënë dhe mund ta bëjë sërush. Përse të qëndrosh me të?

I dashuri yt thotë se do që të jetë me ty dhe ti je ende e pasigurt për këtë, por a nuk është koha e duhur që t’i tregosh të vërtetën për vajzën?

Nëse ai ka pasur dyshime që të rrisë fëmijët e një burri tjetër, ta dijë se njëri nga ta është i tij do të bëjë ndryshim të madh.

Nuk është e shëndetshme për fëmijët tuaj që të rriten me një baba që nuk ka interes për ta.

Bëhu e hapur me të dashurin. Ai duhet ta dijë të vërtetën për vajzën e tij

SHPËRNDAJE