Çdo gjë gati për varrimin e Bajram Rexhepit (FOTO)

Edhe pak minuta kanë mbetur deri në momentin kur do t’i jepet lamtumira e fundit ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, njofton Klan Kosova.

Familjarë, numër i madh i miqve dhe kolegë të tij po presin për ta përshëndetur për herë të fundit Rexhepin, i cili ndërroi jetë dje në moshën 63-vjeçare, në një spital në Turqi.

Varrimi i tij është paraparë të bëhet në orën 16:30 në Shipol të Mitrovicës.