Çdo prind që ka vajzë në shtëpi, duhet ta lexojë këtë!

Vajzat janë të brishta dhe kanë nevojë për ty, vajza jote ka nevojë për mbështetjen tëndë përgjatë gjithë jetës. 

Ajo ka nevojë të ndiejë se figura jote mashkullore e ndjek dhe kujdeset për të në të gjithë hapat që ajo hedh.

Nëse edhe ti je baba i një vajze duhet të dish këto 10 gjëra:

– Ajo që për të ka rëndësi është të ndiejë dashurinë tënde. Kjo ka më tepër rëndësi se gjërat materiale që mund t’i dhurosh.

– Mund t’ju duket e habitshme, por gjatë jetës mund të zgjedhë një partner që është i ngjashëm me ju në karakter.

– Lëreni të entuziazmohet në lidhje me pasionet e saj. Pra jo gjithmonë duhet të jeni ju që të zgjidhni rrugën që ajo do të ndjekë.

– Kujdes! Ajo gjithmonë vëzhgon si e trajtoni nënën e saj. I jepni dashuri bashkëshortes tuaj dhe gjithmonë gjeni kohën të dilni me të.

– Mos u largoni nga jeta e saj sidomos në adoleshencë. Ai ndoshta do të jetë momenti që ajo do të ketë më shumë nevojë për ju

.– Mësojeni të jetë e fortë. Ajo duhet të dijë se të jesh femër nuk do të thotë të bësh pjesë në gjininë e “dobët”.

– Krijoni momente të paharueshme. Kushtojuni rëndësi edhe detajeve të vogla.

– Mësojeni të mos pretendojë të jetë qendra e botës. Pra jo domosdoshmërisht të gjitha gjërat duhet të rrotullohen rreth saj.

– Tregojini se jeni në gjendje të bëni edhe gjëra “femrash”. Për shembull i tregoni se jeni në gjendje të bëni balet apo të luani me kukulla bashkë me të.

– Mësoni t’i kërkoni falje. I kërkoni sinqerisht t’ju falë dhe ajo do ta bëjë.

– Mos harroni asnjëherë sa i rëndëishëm është roli juaj. Duajini vajzat tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme!

SHPËRNDAJE