Çeda zbrazet në Dacicin: Ti poterxhi kafeneshë, Erdoganit i këndon ‘Osman aga’…

Kryetari i partisë liberal-demokratike (PLD) të Serbisë Cedomir Jovanovic ka vlerësuar se Serbi më shumë se kurrë më parë është në konflikt me vetveten, para së gjithash për shkak se nuk është definuar qëllimi i shoqërisë, perspektiva evropiane e Serbisë.

“PLD do të ktheht në parlament dhe në jetën politike të vendit jo si thes për goditje, por të tillë çfarë duhet të jemi për shkak të vendit, i cili është i gjykuar në zgjedhjen me Vucicit e një opozitë edhe më të keqe – u ka thënë Jovanovic dje gazetarëve në Kuvendin e Serbisë.

Ai ka vërejtur se askush në parlament (të Serbisë) nuk i ka përmenduar taksat, të cilat Prishtina i ka vënë në mallin e Serbisë, ndërsa e ka kritikuar ministrin e punëve të jashtmë Ivica Dacic, duke thënë se “udhëheq diplomacinë e poterxhiut”, transmeton GazetaMatro.net.

“Dacic thotë – nuk mund të besoj se Evropa nuk mjund të bëjë asgjë. Kush thotë se nuk mundet? Evropa na ka trgeuar se ku jemi. Kur bëjmë ‘diplomacinë e poterxhiut”, atëherë përfundojmë ashtu si përfundon çdo poterxhi provincial”, ka thënë Jovanovic sipas medieve serbe.

“Ne nga (kancelari i Austrisë) Kurzi presim të na ndihmojë t’i zgjidhim problemet me Prishtnën? Kjo ndoshta mund të ndodhë në ora tre në mëngjes i dehur në Guçë të punojë nën tendë, por si ministër i punëve të jashmt për diçka të tillë nuk ka të drejtë”, ka shtuar Jovanovic.

Ai ka thënë se Serbia është viktimë e “politikës së poterxhitu”, shitjes trimëri dhe të mbajturit leksione të tjerëve.

“Deri sa nga ana tjetër myftiu t’i ngjet njëqind euro në ball, ndërsa ti i këndon Erdoganit. A e ka njohur Erdogani Kosovën? Po. A ka lobuar që Kosova të hyjë në Interpol – ka lobuar. Po pse pra atij ia këndon “Osman aganë”, ndërsa ne na mban leksioni mbi patriotizmin” – është pyetur Jovanovic.

Nga ana tjetër, grupi parlamentar i SPS (partisë së Dacicit), ka reaguar ndaj paraqitjes së Jovanovicit, duke thënë se po “përpiqet t’i zhvlerësojë rezultatet e mëdha të culat i ka arritur në luftë për mbrojtjen e të drejtave të popullatës serbe në Kosovë, si edhe në luftë për mbrojtjen e interesave të Serbisë e qytetarëve të saj”

SHPËRNDAJE