Çeku flet pas dorëheqjes së prokurorit: Ja çka thotë për aktakuzën

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku ka thënë se nuk është në dijeni se është ngritur aktakuzë nga tashmë Ish-Prokuroi i Speciales, Elez Blakaj, për rastin e veteranëve.Çeku në një bisedë për “Gazeta Blic”, tha se edhe ai vet sot e ka kuptuar nga mediat se qenka ngritur një aktakuzë ndaj tij.E gjitha çka ka pohuar zëvendësministri është që ai në pranverë është marrë në pyetje nga Prokurori, por, deri më tani nuk ka marrë ndonjë informacion tjetër.

“Jo nuk jam në dijeni se ka pasur ndonjë aktakuze ndaj meje, edhe unë vet e lexova sot në një portal. Por çka mundem me të konfirmuar është që të gjithë ata emra që po figurojnë kemi qenë në intervistë të Prokurorit, por, pas atyre intervistave që kanë ndodhur dikur nga pranvera nuk kemi marrë më asnjë lajm, asnjë informacion, asnjë thirrje nuk kemi pasur”, ka deklaruar Çeku, raporton Gazeta Blic.Theksojmë se, Prokurori Special i Republikës së Kosovës, Elez Blakaj, më 11 korrik 2018, e ka ngritur aktakuzën ndaj profilit të lartë të veteranëve, lëndë kjo e cila konsiderohet si një ndër lëndët më voluminoze dhe të ndjeshme, por e cila është duke qëndruar në Prokurori Speciale dhe ende nuk është dërguar në Gjykatë.“Betimi për Drejtësi” mëson se listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Xhavit Jashari.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kjo aktakuzë për shkak të ndjeshmërisë dhe profilit të lartë të përfshirë, ishte dërguar fillimisht tek Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, për ta dërguar më pas në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në këtë të fundit, kjo aktakuzë nuk është dërguar ende nga Prokuroria Speciale, për arsye të cilat ende nuk janë bërë publike.Prokurori i dorëhequr po merrej me dallaveret me lista të veteranëve dhe me rastet e terrorizmit.Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, ka dhënë dorëheqje para dy ditësh nga Prokuroria.Dorëheqja e Prokurorit të Speciales, Elez Blakaj, dyshohet se erdhi pas kërcënimeve lidhur me punën e tij. Këtë e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi.Blakaj kërcënime dyshohet se ka pasur gjatë hetimit të listave të fryra të veteranëve dhe në rastin e ndjekjes së imamit, Shefqet Krasniqi.

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se prokurori special tashmë i dorëhequr Elez Blakaj, ka pasur mbrojtje nga shteti në rastet kur ka njoftuar për kërcënimet.Në rastin e veteranëve, sipas Lumezit ka qenë një kërkesë nga prokurori për të siguruar komisionin mjekësor që ka qenë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila kërkesë sipas tij është marrë parasysh dhe policia ka ofruar mbrojtje.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE