Çfarë kanë dashur të tregojnë Ledri dhe Tayna me këtë video?

Tayna është një ndër reperet e reja, e cila brenda pak kohëve arriti të depërtojë me shumë sukses në tregun muzikor shqiptar. Këngët e saj numërojnë miliona klikime dhe kënga “Columbiana” u kthye në hitin e verës dhe luhej kudo.

Me sa duket, Tayna është duke punuar për një tjetër këngë, e cila me siguri do të jetë po aq e suksesshme sa ato të parat, ndoshta edhe më shumë, pasi me shumë mundësi do të jetë një bashkëpunim me Ledri Vulën.

Dyshimet se Tayna dhe Ledri ishin duke punuar së bashku për një projekt muzikor nisën nga një foto e postuar në Instagram, ku dy këngëtarët shfaqeshin në makinë së bashku me menaxherët përkatës, Rinor Hykolli dhe Faton Shoshi.

Ndërsa, sot këngëtarja ka postuar një video, ku shfaqet së bashku me Ledrin në një supermarket. Kjo video na bëri të mendojmë se me siguri është shkëputur nga xhirimet e videoklipit të këngës së tyre.

SHPËRNDAJE