Çfarë moti do të mbajë në ditët në vijim, parashikojnë meterologët

Gjatë ditëve të ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot i ftohtë, me vranësira, e kohëpaskohe edhe me reshje të dobëta bore.

Temperatura minimale pritet të jenë -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale rreth 6 gradë Celsius.

25.12 – Mot më i ftohtë dhe pjesërisht i vranët. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale bore, kryesisht në mëngjes dhe pasdite vonë.

26.12 – Mot i ftohtë, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore.

27.12-28.12 – Të enjten në mëngjes ngrica, gjatë ditës mot kryesisht me diell. Edhe ditën e premte në mëngjes ngrica, e gjatë ditës mot pjesërisht i vranët.

Pritet të fryej erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi dhe veriu 5-15 m/s.

Ndërsa shtypja atmosferike nesër do të zbres rreth vlerave normale, më pas pritet të shënojë rritje rapide./gazetametro.net