Çfarë po ndodhë? Palmer nuk iu shkon serbëve në Beograd

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, nuk do të udhëtojë për në Serbi.

Palmer ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin e Sigurisë në Beograd (BSF), i cili do të mbahet nga data 16 deri më 18 tetor.

Emisari special nuk ka dhënë ndonjë arsye pse do të mungon në këtë Forum të Sigurisë që do të mbahej në kryeqytetin serb, mirëpo ai ka dërguar zëvendësinë e tij David Kostelancik.

Në këtë Forum do të diskutohej për temën “Zgjidhja e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”, ku do të flitej për zgjidhje ne problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritje e një marrëveshje përfundimtare mes dy palëve.

Kujtojmë se këtë herë askush nga Kosova nuk është ftuar të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd, duke kujtuar se herët e kaluar ka pasur deputetë e zyrtarë nga Kosova.

SHPËRNDAJE