Çfarë zbulojnë aknet në fytyrë?

Paraqitja e akneve në pjesë të caktuara të fytyrës mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor.raporton Gazeta Kosova Sot

BALLI Sistemi i tretjes: Reduktojeni konsumimin e ushqimit të përpunuar, sasinë e yndyrës dhe konsumoni më shumë ujë.

RRETH SYVE DHE VETULLAVE Veshkat: Aknet dhe çdo gjë tjetër që paraqitet në zonën rreth syve, janë shenja të dehidrimit. Pini më shumë lëngje, më së miri ujë.

RRËNJA E HUNDËS Mëlçia: Reduktojeni konsumomin e alkoolit, ushqimit të yndyrshëm dhe produkteve të qumështit. Kjo është zonë në të cilën paraqiten edhe shenjat që tregojnë për alergji ndaj ndonjë ushqimi. Merruni me ushtrime fizike, ecni në ajër të pastër dhe flini mjaftueshëm.

FAQET Sistemi i frymëmarrjes: Nëse pini duhan ose jeni alergjikë ndaj tij, një gjë e tillë do të pasqyrohet në këto zona të fytyrës. Nëse këto nuk ju paraqesin problem, mos lejoni që t’ju ngrohet tepër trupi. Konsumoni më shumë ushqim të ftohtë, reduktojeni konsumimin e sheqerit dhe lëvizni më shumë në ajër të pastër. Gjithashtu, shmangeni mishin, produktet e qumështit, alkoolin, kafeinën dhe sheqerin. Shtoni më shumë perime jeshile në menynë tuaj ushqimore.

SHPËRNDAJE