Challandes ka një kërkesë për Qeverinë e re

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka mbajtur një konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të mëdha.

Derisa ka folur për gjendjen e skuadrës, ai ka bërë edhe një porosi për Qeverinë e ardhshme.

“Unë mendoj se futbolli i përket vendit dhe shpresoj se do të kemi një kryeministër apo kryeministre të interesuar për futboll dhe pse jo të na japë një premi të mirë nëse kualifikohemi”.

SHPËRNDAJE