Challandes – trajnerit të Anglisë: Ne ju presim si heronj, ndërsa ju na shënoni katër gola!

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka zbuluar bisedën që ai kishte me trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate pas takimit të djeshëm.

Kombëtarja e Anglisë fitoi ndaj Kosovës me rezultatin e thellë 0:4 në ndeshjen e fundit të kualifikimeve në kampionatin evropian “Euro2020”.

Challandes me shaka tha se pas ndeshjes i kishte thënë Southgate’t: “Në rregull ne ju mirëpresim si heronj si mbretër dhe ju na shënoni katër gola”, tha fillimisht Challandes në Info Magazine.

“Për mua nuk ishte befasi, isha i kënaqur si njeri në stadium dhe Kosova për shumë njerëz është një shtet nga Ballkani dhe disa herë imazhi është i mirë, nganjëherë jo”, vazhdoi Challandes.

“Kurrë nuk kam parë qëndrime të tilla në asnjë stadium të botës, për mua ishte shumë mirë. Kjo ishte diçka e madhe”, përfundoi ai.

SHPËRNDAJE