Challandes vjen me deklaratën e papritur pas përfundimit të ndeshjes

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes është paksa i zhgënjyer me rezultatin e takimit të sotëm.

Kosova ka barazuar ndaj Bullgarisë me rezultatin 1-1, shkruan GazetaBlic.

Bozhikov shënoi për Bullgarinë – kurse Zeneli barazoi shifrat për ‘Dardanët’.

Challandes theksoi se ekipi dëshironte vetëm fitoren dhe në fund kjo i ka kushtuar.

“Unë mendoj se ishte pjesë e mirë, nuk ishim nervoz  – ekipi dëshironte të fitonte dhe ne u munduam, nuk ishte e lehtë, ekipi e ka berë një punë të mirë, gjëja më rendësishme në furtboll është efikasiteti”, tha fillimisht Challandes për Supersport Kosova.

“Jam i kënaqur me lojtarët – por jo me rezultatin. Nuk kam qenë i kënaqur me skuadrën në disa raste – e kemi mbajtur topin shumë”, përfundoi ai.

SHPËRNDAJE