Cilët zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan koalicion me PDK-në? – Flet Uran Ismaili

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, nuk ka dashur t’i bëjë të ditur emrat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë kërkuar koalicion me partinë në të cilën është ai.

Në një intervistë për Debat Plus, Ismaili, u shpreh i bindur se ka pasur tentime nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, por ka thënë se s’mund të flas me emra derisa të flet kryetari i partisë, Kadri Veseli.

“Kryetari ju ka referu dhe ka qenë shumë serioz. Përderisa kryetari Veseli te sheh të arsyeshme të flas për këtë cështje me emra, nuk do të flas as unë. Mirëpo, unë e di mirë që ka pasur shumë kërkesa nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë koalicion me PDK-në”, ka thënë Ismaili.

SHPËRNDAJE