Cima e përkujton Lecin me këtë fotografi të vjetër

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Rasim Thaqi i njohur për publikun si ‘Cima’ njihet për skeqet e tij, veçanërisht në bashkëpunim me shokun e tij aktorin Ibrahim Krajkova i njohur si ‘Leci’, tashmë i ndjerë.

Së fundmi Cima, përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ka kujtuar shokun e tij të ndjerë Lecin dhe në mbishkrimin e fotografisë ai ka shkruar “Me të ndjerin Lecin”.

Aty shihet edhe aktori tjetër i humorit Sevdai Radogoshi, Qumili.

Kujtojmë që tre aktorët, (Leci, Cima dhe Qumili) ishin të angazhuar me projektin e përbashkët ‘Treshi Përsheshi’ gjatë viteve 1989-1990, i cili u pëlqye shumë nga publiku në atë kohë. /Indeksonline/

SHPËRNDAJE