Çitaku takohet me Gramozin: Kosova nuk do të dorëzohet kurrë siç na ka mësuar Fadil Vokrri

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku është takuar me Gramos Vokrrin, djalin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Çitaku ka shkruar se me lojën e mbrëmshme kanë fituar miliona zemra anë kënd botës, ajo thotë se veprimet e tifozëve mbrëmë kanë bërë krenar të gjithë, raporton veriu.info

Ajo po thotë së bashku me Gramozin u pajtuan se Kosova dhe ekipi i saj fantastik nuk duhet të dorëzohet, ashtu siç na mësoi Fadil Vokrri.

“Me Gramosi Vokrrin u pajtuam se ndonse e humbëm lojën mbramë, fituam miliona zemra anë e kënd botës.
Ekipin e kemi fantastik. Nuk ka me u lodhë e me u dorëzu.

Këtë punë ma së miri na e ka mësu Fadili.

Faleminderit Gramos për mikëpritjen! U pafshim në fitoret e ekipit tonë.
#Kosova 🇽🇰 #Dardanët”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

SHPËRNDAJE