Çka në të vërtetë po kërkon Vetëvendosje?!

Propozimi që e ka dhënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që LDK pos kryetarit të Kuvendit, t’i ketë edhe 6 ministri deri në zgjedhjen e presidentit, nuk është pranuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Sipas burimeve, Albin Kurti ka kërkuar që ministritë të ndahen 5 me 5, si dhe kryetari i Kuvendit t’i takoj LDK-së.

Sipas këtyre burimeve të afërta me takimin e dy liderëve, propozimi i VV-së është që pas zgjedhjes së presidentit nga LDK, atëherë Vetëvendosje të ketë 6 ministri, derisa 4 të tjera t’i takojnë partisë së drejtuar nga Isa Mustafa.

Veriu.info më herët raportoi se ka marrë vesh se ka mospajtime në ndarjen e posteve.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, LDK i ka kërkuar VV-së që të marrë 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit, si dhe të potencohet në marrëveshje edhe posti i presidentit.

Mirëpo, në momentin që LDK edhe zyrtarisht e zgjedh kryetarin e saj  në krye të Presidencës, atëherë do t’ia lëshoj VV-së një ministri, duke shkuar numri i ministrive në 5 me 5.

“LDK po i do 6 ministri. Në momentin që Isa Mustafa zgjedhet president, atëherë LDK do t’ia lëshoj një ministri Vetëvendosjes, duke pasur dy partitë numër të barabartë të ministrive”, tha ky burim.

Mirëpo lideri i Vetëvendosjes nuk është pajtuar me këtë kusht, prandaj edhe dy liderët kanë shkuar në pauzë, me ç’rast janë konsultuar edhe me zyrtarët e lartë të partive përkatëse.

Ndryshe, para pak minutash ka rifilluar takimi ndërmjet dy liderëve.

SHPËRNDAJE