Nënkryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai në një fjalë që ka mbajtur para anëtarë të Këshillit Drejtues të PDK-së, ka theksuar se s’ka alternativë tjetër, pos zgjedhjeve pas dorëheqjes së Haradinajt, nga posti i kryeministrit.
Kështu citohet të ketë thënë Hoxhaj para anëtarëve të KD-së, thonë burime të Gazetës Blic brenda kësaj mbledhjeje.
“Ditëve në vijim po e presim presidentin Thaçi për konsullta dhe pritet që të caktohet edhe data e zgjedhjeve”, citon ky burim i Gazetës Blic, një pjesë të fjalës së Hoxhajt.
Ndërkaq, Hoxhaj e ka publikuar edhe një fotografi nga kjo mbledhje.
“Takimi i Këshillit Drejtues të PDK-së. Gati për fitore të reja politike. Gati për përgjegjësi të reja para qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.