Çka po ndodh në QKUK? – Mjekë e qytetarë shihen duke festuar, nën tingujt e marshit të UÇK-së

Nën tingujt e këngës së Arif Vladit “Marshi i UÇK”, mjekë e qytetarë të ndryshëm janë parë duke ‘festuar’ para Klinikës Infektive në QKUK, aty ku po trajtohen të prekurit me COVID-19.

E arsyet pse është lëshuar kjo këngë e ka ndodhur një tubim i tillë nuk dihen ende.

Insajderi ka provuar të flas me zëdhënësin e QKUK-së, Shpend Fazliu për të parë se cila është arsyeja e kësaj “feste”, por i njëjti nuk ka dhënë përgjigje gjerë tani.

Theksojmë, se me këtë veprim janë shkelur vendimet e Qeverisë së Kosovës, ku është kërkuar të mos ketë tubime të tilla.

Më poshtë gjeni videon e siguruar:

 

SHPËRNDAJE