Clinton flet për largimet nga Kosova, ka një mesazh për ta

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka mbajtur fjalimin e tij para të pranishmëve në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ai para të pranishmëve ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë ndihmuar Kosovën, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në Shtëpinë e Bardhë.

Clinton shtoi se secili i ri i Kosovës duhet të qëndrojë dhe të punojë në këtë vend, duke kërkuar nga politikanët që edhe ata ta bëjnë vendin një vend të barabart për të gjithë.

“Unë mendoj që secili i ri këtu duhet të qëndrojë në këtë shtet. Të fitojë para këtu, të jetë i barabartë këtu, të hap biznese dhe të ec përpara këtu”, ka thënë Clinton.

SHPËRNDAJE