Clinton letër për popullin e Kosovës: Gjithmonë do të keni një vend special në zemrën time

Former US President Bill Clinton (C, front) gestures as he greets Kosovo citizens during his visit in Pristina on November 1, 2009. Kosovo Albanians, who admire Clinton because of his role in the 1999 NATO bombings of then Yugoslavian President Slobodan Milosevic, honoured him by erecting a three-metre (10-feet) tall monument on a Pristina boulevard already named after him. AFP PHOTO/ARMEND NIMANI (Photo credit should read Armend Nimani/AFP/Getty Images)

Ish presidenti amerikan Bill Clinton vazhdon të mbetet figura më e dashur për popullin e Kosovës, por një ndjesi të njëjtë vazhdon ta ketë edhe vet Clinton për kosovarët.

Ai ka dërguar së fundi një letër në shkollën Prishtina High School, i cili këtë letër e dërgon për të falënderuar më të vegjlit e kësaj shkolle, të cilët para disa mujave i kishin dërguar letra Bill Clinton.

Vetë shkolla ka njoftuar për pranimin e letrës së ish presidentit amerikan Bill Clinton.

“Sot, na erdhi përgjigjia e tij në form të letrës nga Shtetet e Bashkuara për nxënësit dhe mësusen Dr. Waters. Në këto letër Presidenti Bill Clinton përmendi edhe 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe dëshirën për të vizituar shkollën tonë në vizitën e tij të radhës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Në letrën që e ka publikuar kjo shkollë, shihet të ketë shkruar Bill Clinton, se Kosova do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij./KultPlus.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE