Çlirim Maloku kthehet në shtëpi pasi u rrah brutalisht në Serbi, deputeti i Kuvendit të Kosovës e bën të pabesueshmen për të

Çlirim Maloku, njëri prej dy të rrahurve javë më parë në Novi Sad të Serbisë është kthyer sot në shtëpi.

Atë e ka vizituar deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili me profesion është neurokirurg – ku dhe i ka bërë një kontroll mjekësore.

“Çlirim Maloku, djaloshi 19 vjeçar i rrahur nga nacionalistët Serbë në Novisad ,sot kthehet në shtëpi, në lagjen Arbana në Prizren . Për hir të interesit të madh te juaj,si Neurokirurg ju informoj se Çlirimi ka kaluar një traumë të rëndë të kokës me frakturë të eshtrave të kafkës dhe veshit, me gjakderdhje epidurale,(mbi cipat e trurit) . Fati i tij i madh ishte intervenimi kirurgjik i shpejtë brenda 2 orëve pas goditjes që ai sot gëzon deri diku gjendje të mirë”, ka shkruar Avdyli në Facebook

SHPËRNDAJE