Coutinho, zhgënjimi i madh i Barcelonës

Philippe Coutinho, lojtari më i shtrenjtë në histori të Barcelonës po largohet që ti bashkohet Bayern Munichut në huazim

Braziliani arriti në Camp Nou më 2018 ku mbi supe barte peshën e pritjeve të mëdha dhe ishte pritur që ai të mbushte zbrazëtinë që la idoli i klubit Andres Iniesta, i cili u largua nga Barcelona pas sezonit të La Ligas 2017/18.

Coutinho ishte një lojtar yll dhe fantastik tek Liverpool në Premier Ligë dhe kishte treguar potencialin e tij të një talente që prej se ishte huazuar në Espanyol më 2012.

Por, mesfushori nuk ka qenë në gjendje që të përformojë në nivelin e dëshirueshëm prej ardhjes së tij.

Coutinho e humbi vendin në formacionin e Barcelonës dhe nuk ishte në gjendje që të ndikoi në një ndeshje siç kishte bërë në Liverpool.

27 vjeçari ju bashkua Blaugranas në mes të sezonit 2017/18, por nuk arriti që të kishte ndikim të menjëhershëm në këtë skuadër.

Tifozët e priten atë qetë, duke pritur gjëra të mëdha nga Coutinho sezonin e ardhshëm, por braziliani prapë nuk qe në gjendje që të lëntë gjurmë me magjinë e tij në sulm.

Numrat e Coutinhos të Barca

Coutinho nuk bën që të ankohet se kishte pak mundësi të Barcelona. Mesfushori luajti 76 herë për klubin prej që ju bashkua, më shumë ndeshje kishte vetëm Jordi Alba dhe Ivan Rakitic.

Këtu hynë edhe ndalesa e tij për tu paraqitur në Ligën e Kampionëve gjatë sezonit 2017/18 për klubin e tij të ri, për shkak se ai kishte pasur një paraqitje në këtë sezon për Liverpoolin.

Prej ardhjes se tij në Kataloni, Coutinho ka shënuar vetëm 21 gola, ku ka pasur një diferencë të madh me shokët e tij të skuadrës si Luis Suarez (40) dhe Lionel Messi (70).

Një huazim frytdhënës në Bayern mund ta ringjallë besimin e Barcelonës në Coutinho. Ai kaloi atje për një shumë fillestare 120 milionë euro me një mundësi që të arrihet 135 milionë euro, por ky investim duket disi i zbehtë pasi ai vetëm u huazua tek kampioni i Bundesligas. /GazetaExpress/

SHPËRNDAJE