COVID-19: Haxhiu kërkon nga Kurti t’i paguajë personelin shëndetësor siç e meritojnë

Rasti i parë i COVID-19 në Kosovë u konfirmua më 13 mars, kurse deri sot numri ka arritur në 33 persona duke përfshirë edhe dy rastet e konfirmuara pak më parë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Po ashtu Kosova sot shënoi edhe vdekjen e parë nga koronavirusi, ku një 82 vjecar nga Podujeva nuk arriti t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës.

Ndaj kësaj situate ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka hedhur kritika të shumta ndaj kryeministrit të vendit, të cilin e ka akuzuar për shkaktim të kaosit politik dhë fushatës me raste sociale.

Haxhiu ka kërkuar që qeveria e Kosovës të paguajë personelin mjekësor ashtu si e meritojnë dhe t’u sigurojë masat mbrojtëse në luftë kundër COVID-19.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut:

Shënohet viktima e parë në vendin tonë nga COVID-19.

Përderisa kryeministrat e shteteve në Europë janë në krye të detyrës, kryeministri ynë nxitë kaos politik, bën fushatë me rastet sociale me video mesazhe.

Në fushatë Kurti kishte premtuar pesëfishim të buxhetit për rastet sociale, ndërsa tani me nga një pagesë të parakohshme dhe falje të një ndihme sociale, pa rritje, bën fushatë dhe politikë , në kohën e luftës kundër COVID-19.

Sot ne vijën e parë të frontit kundër coronavirusit janë personeli shëndetësor.

Ata nuk kërkojnë asgjë që Qeveria të ju falë, por vetëm t’i paguaj ashtu siç e meritojnë dhe t’u siguroj masat mbrojtëse në luftë kundër coranvirusit.

Zhvendosja e vëmendjes tek politka, në këto ditë krize në luftë kundër coronavirusit është e papranueshme.

Qeveria e Kosovës do të duhej të merrte shembull nga bota demokratke, ku liderët pozitë e opozitë bëhen bashkë për të mposhtur pandeminë.

P.S.
Mbështet personelin shëndetsorë, ndihmo betejën kundër pandemisë së COVID-19.

#rrinështëpi

SHPËRNDAJE