Covid-19 nuk ndalet, katër klube të Serie A konfirmojnë raste të reja

Db Torino 20/10/2018 - campionato di calcio serie A / Juventus-Genoa / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: Joao Cancelo

Serie A vazhdon të goditet nga koronavirusi. Këtë herë është klubi i Torinos ai që ka konfirmuar tre raste të reja, konkretisht një lojtar dhe dy anëtar të stafit teknik.

Mëngjesin e sotshëm tre personat në fjalë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe tashmë janë izoluar. Torinezët njoftojnë se ata janë asimptomatik dhe ata do të vazhdojnë normalisht protokollin. Kujtojmë se këtë javë Torino luan në shtëpi kundër Cagliarit të dielën në orën 15:00.

Ndërkohë edhe tek Juventusi ka patur raste të tjera me koronavirus, por këtë herë në ekipin U23. Është vetë klubi që konfirmon dhe bëhet fjalë për lojtarët Matteo Bucosse dhe Wesley si dhe një anëtar i stafit teknik.

Gjithashtu edhe tek Parma është konfirmuar një rast i ri me Covid-19. Është vetë klubi që njofton infektimin e lojtarit, por pa e përmendur se cili është ai. Kështu shkon në pesë numri i të prekurve te Parma. Edhe Crotone ka një të infektiar në ekip. Bëhet fjalë për Denis Dragus, i cili fatkeqësisht është në izolim tashmë.

SHPËRNDAJE