Dacic ia thot këngës përsëri: Putin tmerrohet nga zëri i tij

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic përjetoi një mossukses përpara delegacioni rus, kur këndoi “Kalinka” për presidentit rus Vladimir Putin.

Në drekën ceremoniale që u organizua në Pallatin e Serbisë në nder të delegacionit rus, Dacic planifikoi të këndojë dy këngë për nder të mysafirëve, “Kalinku” dhe “Ryabinusku” të dyja këto këngë ruse.

Siq shihet gjatë performancës, atij i ndodhi një ndodhi e papritur, gjë që e vuri në siklet para Putinit.

“Vucic më kërkoi të këndoj “Kalinka” dhe ishte nderi im. Megjithatë, mikrofoni nuk ishte i mirë. Nuk më pëlqen kur u prish, mendova me vetë “Po, pse pikërisht tani.” Shumë shpejtë më sollën të riun, kështu që e zëvendësova atë”, tha Dacic.

I pyetur nëse i kishte dhuruar diçka kolegut të tij Sergei Lavrov, kreut të diplomacisë ruse, Dacic tha:

“Unë i dhurova një xhup dhe një rakija ftoi. Nuk i dhashë asgjë Putinit, sepse nuk isha një mikpritës”, thotë ai.

Kreu i diplomacisë nuk ishte mikpritës i delegacionit rus, por i vetmi politikan me të cilin presidenti rus u përshëndet me kujdes pas uljes në aeroportin e Beogradit, ku e përqafoi dhe ia puthi fytyrën.

SHPËRNDAJE