Daçiq: Falë Vuçiqit çështja e Kosovës po diskutohet, kemi raporte shumë të mira me Rusinë, SHBA-në e Gjermaninë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, po thotë që falë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është hapur çështja e Kosovës.

Këtë Daçiq e tha gjersa po i përgjigjej kundërshtarëve politikë të Vuçiqit, Mladan Gjorgjeviq dhe Dragan Dilas.

Daçiq ka thënë që Serbia nuk ndjek as politikë Rusofobe e as Rusofile, por politikë serbe e për të mirën e shtetit serb.

“Falë punës së udhëheqjes serbe, kryesisht Vuçiqit, çështja e Kosovës është rikthyer në rendin e ditës, me një pozicion ndërkombëtar pakrahasueshmërisht më të mirë se sa në kohën e Tadiq, Dilas, Jeremiq e të tjerëve”, ka thënë Daçiq.

Ndërsa, ka shtuar se kurrë nuk kanë pasur raporte më të mira si me Rusinë ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Kinën, Gjermaninë e Francën, shkruan gazeta Infokus.

“Është gënjeshtër që unë dhe Partia Socialiste e Serbisë jemi nën ndikimin rus. Ne nuk punojmë për interesat e askujt tjetër, por ekskluzivisht të Serbisë dhe popullit serb”, ka thënë Daçiq./Gazeta Infokus/

SHPËRNDAJE