DAÇIQI TREGON PSE FOLI PËR VETËVRASJE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka shpjeguar se çfarë ka menduar kur ka përmendur fjalën japoneze “harakiri” që nënkupton vetëvrasje. Daçiqi ka thënë se nuk ka menduar për vetëvrasje personale, por të Serbisë. Por, me këtë është tallur presidenti i KE-së Jean Claude Junker, gjatë vizitës në Beograd

Ai, megjithatë, ka theksuar se nuk ka menduar që ai të bëjë vetëvrasje por që Serbia nuk do të bëjë harakiri për shkak të BE-së.

Daçiq duke marrë pjesë në një emision televiziv në Serbi ka thënë se BE-ja vetëm po i tregon Serbisë se çfarë të bëjë me Kosovën.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Në të gjitha deklaratat që po na vijnë gjithmonë flitet për atë që Serbia të arrijë një marrëveshje juridikisht obligative, që ta zgjidhë problemin e Kosovës para se të hyjë në BE. Në anën tjetër, Kosovës nuk ia thonë këtë. Pse Prishtinës nuk po i thonë që të arrijë marrëveshje historike me Beogradin?”, ka theksuar ai.

Me deklaratat për vetëvrasje është tallur Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Junker, i cili ka thënë nuk do t’i kërkojnë Daçiqit që të bëjë vetëvrasje.

“Nuk do të kërkojmë nga shefi i juaj i diplomacisë që të kryejë harakiri, me të vërtetë nuk do të doja që ai të bëjë diçka të tillë”.

SHPËRNDAJE