Daily Mail shkruan për problemet në fluturimin Kosovë-Zvicër

Mediumi prestigjioz britanik, Daily Mail, ka shkruar për turbulencat e dhunshme që kanë përjetuar udhëtarët e fluturimit Prishtinë-Bazel.

Ata kanë shpërndarë edhe pamjet e turbulencave të regjistruara nga një prej pasagjerëve.

Fluturimi i ALK Airlines fluturoi nga Prishtina në Bazel në dielën. Turbulencat zgjatën diku pesë minuta.

Njerëzit ishin parë duke qarë dhe bërtitur. Ndërkohë dhjetë persona ishin lënduar.

Ekipet emergjente ishin në pistën e aeroportit për të pritur të lënduarit dhe personat që ishin në panikë.

Edhe pse turbulencat janë të frikshme, dhe arsyeja kryesore për lëndime brenda avionëve, nuk konsiderohet si një rrezik i madh.

Aeroplanët janë dizajnuar që të durojnë presionin e erës dhe shancat që krahët e aeroplanëve të dëmtohen gjatë turbulencave janë minimale.

Kjo është arsyeja që pilotët dhe ekuipazhi nuk shqetësohen gjatë tyre, shkruan Daily Mail.

SHPËRNDAJE