Dalin dëshmitar të ri, Vllaznim Beqiri: Jemi të gatshëm të dëshmojmë në Prokurori Speciale për krimet e Nenad Rikalo (Foto)

Ditëve të fundit pati reagimeve të shumta nga qytetarët, të cilët po pretendojnë se kanë fakte që ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Nenad Rikalo, ishte i përfshirë në torturat ndaj shqipatëve në vitet 1998-99.

Sot qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj dha se është bërë hulumtimi për biografinë e Nenadit, por nuk janë gjetur fakte se ai ishte i përfshirë në keqtrajtime gjatë luftës së fundit. Mirëpo, duket se debati nuk përfundon me kaq, shkruan Veriu.info.

Veriu.info ju sjellë reagimin e Vllaznim Beqirit, i cili i reagon një lajmin të dhënë sonte në një TV.

“Une si anetar i familes Beqiri ku dhe shumica familjes jemi deshmitar per krimet qe i ka kry nenad rikallo, kemi qen kojshi te pare me familjen rikallo deri ne vitin 1999.

Foto qe u shfaq sonte ne rrokum tv, ka qene ne facebook te vllaut nenadit, Goran Rikallo.

Ne si kojshi te pare qe ishim me te, mendojm qe ai nuk eshte Gorani ne foto do te thot vllau i nenadit. Ne si deshmitar nuk jemi te interesuar ti japim kahje politike kesaj teme! Jemi te gatshem te deshmojm ne prokurori speciale apo ku do qoft per krime qe i kemi pa dhe kerkojm te merren organet e drejtsis me kete rast e jo partit politike per interesa te tyre politik.”, shkruan Beqiri në Facebook, transmeton Veriu.info.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE