Dalin pamje nga takimi VV-LDK në Prevallë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje sot janë takuar në Prevallë në orën 09:00.

Arsye e kësaj tryeze pune sipas tyre është harmonizimi i planit qeverisës për vitet 2020-2023. Në pamjet e siguruara nga mediet, në vendtakim janë një numër i forcave të rendit, shkruan Insajderi.

Në takim po marrin pjesë të gjithë ministrat ndërsa sipas burimeve të Insajderit, takimi do të vazhdojë deri në orët e mbrëmjes.

SHPËRNDAJE