Dalin pamje të rralla: Adem Demaçit me bashkëshorten duke shijuar muzikën popullore

Pamje të papara deri me tani po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku shihet veprimtari i çështjeve kombëtare duke shijuar këngë e valle shqiptare.

Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit të ndjerë, Adem Demaçi ka nxjerrë nga arkiva e tij video të babait të tij të realizuara tri vite më parë.

Në këto video shihet se si veprimtari po shijon muzikën dhe vallëzimin e vallëtarëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve e Valleve nga Tirana.

Pranë Demaçit është edhe bashkëshortja e tij, Xhemajlilja.

Video është realizuar në vitin 2016 në një restorant të Prishtinës.

SHPËRNDAJE