Dalin pamjet ‘horror’: Gazetari arab u copëtua, trupi u fut në një valixhe

Bota është alarmuar pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, e po ashtu publiku është tronditur me informacionet se ai ishte copëtuar dhe hedhur.

Në disa fotografi që po qarkullojnë në Tëitter, shfaqet fytyra e dhunuar e gazetarit si dhe një gjymtyrë që ishte raportuar se u gjet në oborrin e konsullit saudit në Turqi, shkruan gazetametro.net.

Ndërkohë, fotografi kanë dalur edhe të momentit kur agjentë sauditë nxjerrin një valizhe të dyshimtë nga ndërtesa e Konsullatës së Arabisë Saudite në shtetin turk.

Aty, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ishe futur trupi i gazetarit të likuiduar pas shkrimeve kundër princin saudit dhe qeverisjes së tij.

Ndërkohë, Arabia saudite kishte dhënë një arsyetim qesharak për vrasjen e gazetarit. Duke e pranuar vrasjen, shteti arab ka thënë se nuk kishte qenë qëllim vrasja mirëpo arrestimi për kthim në Arabi. Ata kanë thënë se ishte planifikuar injektimi i një substance të qetësimit në rast se ai refuzon, mirëpo sauditët thonë se gazetari ‘u mbet në dorë’.

Sidoqoftë, Amerika, Gjermania dhe shtetet e tjera të Perëndimit kanë shprehur mëri ndaj shtetit saudit, duke nisur masa të ndryshme, si revokimi i vizave për sauditët.

Presidenti turk, ndërkaq, ka kërkuar që gjykimi i vrasësve të gazetarit saudit të bëhet në Turqi, meqë likuidimi ka ndodhur në Konsullatën arabe në Turqi./gazetametro.net

SHPËRNDAJE