Dalin rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale, ky është kandidati që po kryeson – Foto

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti.

Nga 9.21 përqind e votave të përpunuara, Blerim Reka ka marrë 16.9 përqind (10145 vota), Gordana Siljanovska ka marrë 37.68 përqind (22626 vota), ndërsa Stevo Pendarovski ka marrë 41.50 përqind (24916 vota), njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 3.92 përqind ose 2355 janë fletvotime të pavlefshme./Telegrafi/

SHPËRNDAJE